Gerard Pique tani po jeton lirshëm dashurinë e tij me Clara Kia. Ish-futbollisti i Barcelonës u nda nga Shakira, por fansat e këngëtares nuk e lanë të shijonte momentet me të dashurën e tij të re.
Gerard Pique mori shumë mesazhe negative, për shkak të tradhtisë së tij në kurriz të këngëtares kolumbiane, ku Clara Kia ishte pjesë e skandalit, gjë që e bëri atë të “mospëlqyer” në media.
Mirëpo gjërat janë qetësuar dhe tashmë çifti mund të shijojë dashurinë e tyre. Gerard Pique në një bisedë me gazetarin spanjoll, iu referua marrëdhënies së tij me Clara Kia dhe deklaroi se ai ishte “kukulla” e saj.
Pique tregon se kur del për “shooping” me të dashurën e tij, ajo ia zgjedh futbollistit rrobat.
Intervista e tij vjen pak ditë pas daljes së parë të përbashkët publike të Pique me Clara Kia në rrugët e Barcelonës.
Dyshja u pa duke ecur dorë për dore, ndërsa një paparac i ndoqi për të bërë disa pyetje. Në fakt, një gazetar dëgjohet duke pyetur Piquen për sulmet e ankthit që thuhet se ka pasur Clara dhe ajo u dërgua në spital.