Georgina Rodriguez së fundmi është shprehur se Cristiano Ronaldo ka një defekt të vogël, fakti që nuk gatuan.
Ajo bëri këtë deklaratë teksa u shprehej se ai është partneri më i mirë që mund të kishte.
Rodriguez tha tutje se ylli i futbollit është një shembull për shumë meshkuj.
“Cristiano është një super baba dhe partneri më i mirë që mund të ëndërroja ndonjëherë. Defekti i tij i vetëm? Ronaldo nuk gatuan. Ne kemi një kuzhinier, por ndonjëherë gatuaj vetë”, tregoi Georgina.