23.8 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Georgina Rodriguez tregon unazën 3-milionëshe të fejesës e po ashtu çantën 115 mijë dollarëse gjatë largimit nga Veneica

- Advertisement -

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, u pa duke u larguar nga Venecia të hënën, duke treguar sërish unazën e saj të fejesës prej 3 milionë dollarësh.

Modelja me origjinë argjentinase-spanjolle, 31 vjeçe, pritet të martohet me futbollistin portugez, 40 vjeç, pasi ai i propozoi muajin e kaluar — një propozim që la pa fjalë njerëz në mbarë botën, kur Georgina zbuloi diamantin marramendës.

E veshur thjesht me xhinse dhe një bluzë, ajo u drejtua për në Aeroportin e Venecias të hënën në mëngjes, por nuk mundi t’u rezistonte fotografëve, duke u treguar unazën teksa mbante në dorë një çantë Hermes Birkin prej lëkure krokodili, me vlerë 115 mijë dollarë.

Ajo ka qenë në Venecia për të marrë pjesë në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit të Venecias, ku të dielën bëri një paraqitje mbresëlënëse, duke treguar me krenari diamantin në tapetin e kuq gjatë ndarjes së çmimeve “Filming Italy Venice Award”.

Të gjitha sytë në atë vend ishin të përqendruar te Georgina dhe diamanti i saj 30-karatësh, ndërsa ajo shfaqej në tapetin e kuq me një fustan të zi shumë tërheqës – një pamje krejt ndryshe nga veshja minimaliste që kishte në aeroport, të cilën e kishte kombinuar me syze dielli Celine.

Mbrëmjen e kaluar, Georgina nuk shfaqi vetëm unazën e saj të fejesës, por edhe një koleksion të tërë diamantësh në formën e unazave, qaforeve dhe orëve.

Të ngjashme

Të fundit