11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Georgina Rodriguez pranon mes lotësh se pësoi tri aborte para humbjes tragjike të djalit të saj Angel

- Advertisement -

Georgina Rodriguez ka zbuluar në një dokumentar se pësoi tri aborte para humbjes së djalit të saj, Angel, gjatë lindjes.

Partnerja e Cristiano Ronaldos, 29-vjeçe, raportohet se në sezonin e dytë të dokumentarit të saj në Netflix, ka bërë rrëfimin rrëqethës gjatë episodit të parë të “I am Georgina”, sipas faqes spanjolle të lajmeve El Espanol.

Çifti zbuloi në prill të vitit të kaluar se ndërsa prisnin binjakë, vetëm vajza e tyre Bella Esmerelda mbijetoi, ndërsa djali tjetër vdiq.

Ajo thotë: “Kisha shumë frikë në çdo ultratinguj para lindjes së binjakëve, ndihesha shumë e tensionuar sepse kisha pasur tri aborte të mëparshme dhe kthehesha në shtëpi copë-copë”.

Ajo gjithashtu thuhet se do të zbulojë se nuk iu tha menjëherë fëmijëve të saj se djali Angel nuk mbijetoi dhe u tha atyre se do të lindte më vonë se motra e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit