5.9 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

Georgina Rodriguez i bën dhuratë vetes dhe të gjithëve për ditëlindjen e saj

- Advertisement -

Në prag të ditëlindjes së saj të 28-të, Georgina Rodriguez ka njoftuar daljen e serialit “reality” në Netflix. “Soy Georgina” (Jam Georgina) do të portetizojë të gjithë jetën e bukuroshes, e cila është partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo.

“Të kesh ditëlindje është një luks që duhet të festohet shumë. ‘Soy Georgina’ vjen nesër”.

Në paraqitjen e shkurtër, skenat fillojnë përpara një shtëpie luksoze ku ndalon një makinë e gjelbër, brenda së cilës ndodhet bukuroshja. Pas saj qëndron një shërbyes me një kalë. Në të tjera, modelja shfaqet duke shijuar jetën e saj të ndryshuar kryekëput pas njohjes me një ndër djemtë më të lakmuar.

Disa ditë më parë, të afërmit e saj u shprehën se ajo i ka harruar rrënjët e veta dhe familjen. Në një tjetër pjesë të shkurtër të serialit, Georgina thotë të kundërtën pasi “për të është e rëndësishme të mos harrojë nga vjen”.  Mbetet vetëm të shohim serialin dhe të japim vetë një gjykim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit