Georgina Rodriguez ka ndryshuar pothuajse të gjithë jetën e saj për hir të Cristiano Ronaldos, pas transferimit të tij në Al Nasr, ku familja u vendos në Riad. Megjithatë, rregullat strikte të Arabisë Saudite nuk janë shumë të lehta për partneren e futbollistit, e cila njihet për veshjet e saj provokuese.
Ajo tashmë ka bërë përpjekje për t’iu përshtatur mjedisit atje , pasi pak ditë më parë u shfaq e veshur me shami, e ndërthurur gjithmonë me stilin e saj personal.
Në shtëpi, megjithatë, ajo mund të veshë çfarë të dojë dhe të pozojë për foto për t’i ndarë me miqtë e saj në internet. Me rastin e ditëlindjes së saj të 29-të, Georgina Rodriguez zgjodhi një fustan me dekolte për të festuar me familjen e saj.
“Pafundësisht mirënjohëse Zotit për gjithçka. Faleminderit të gjithëve që gjetët pak nga koha juaj për të më uruar dhe për të më dërguar kaq shumë dashuri”, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale.
Në fotot e publikuara nuk munguan as Cristiano Ronaldo dhe 5 fëmijët e tyre.