Motra e Georgina Rodriguez është ankuar se nuk merr ndihmë nga e dashura e Cristiano Ronaldos.
Motra e Georgina Rodriguez, Patricia, ka treguar se nuk mban një marrëdhënie të mirë me modelen. Ajo ka pohuar gjithashtu se po kalon një moment të vështirë financiarisht.
“Unë jam e varfër dhe motra ime nuk më ndihmon,” tha Patricia për emisionin televiziv Socialite.
“Ajo që më dhemb më shumë janë fëmijët e mi, jo unë, në fund të fundit me një copë bukë mund të ha, por fëmijët e mi që janë nipat e saj… Ndonjëherë kam mjaft për të ngrënë, ndonjëherë jo. Ndonjëherë kam mjaftueshëm për të paguar qiranë, ndonjëherë jo. Si motër nuk e pres gjithë këtë”.
Që prej vdekjes së babait të tyre tre vite më parë, tensioni mes motrave po rritet. Megjithatë, ajo nuk ka hezituar t’i dërgojë një mesazh të dëshpëruar motrës dhe kunatit të saj, Ronaldos.
“Georgina, kam nevojë për ndihmë, ti je motra ime”, shtoi ajo.
“E di që nuk ka asnjë detyrim dhe përgjegjësi, por, meqë është mbështetëse dhe kaq e mirë me të tjerët, të paktën të jetë me nipat dhe mbesat”, ka thënë motra e Georgina-s.