George dhe Amal Clooney kanë shijuar një mbrëmje romantike të premten gjatë pushimeve të tyre në Lake Como, Itali.
Dyshja u panë duke shkuar për një shëtitje në një tarracë me pamje nga liqeni përpara se më vonë të hipnin në një varkë për një udhëtim në mbrëmje me një grup miqsh.
Amal, 44 vjeçare, dukej magjepsëse për mbrëmjen teksa veshi një fustan të shkurtër të bardhë teksa dilte me bashkëshortin, George, 61 vjeç.
Dukjen e kompletoi me një sërë aksesorësh, çantë floriri e po ashtu edhe me taka ngjyrë ari.
George nga ana tjetër u shfaq në formë me një xhaketë ngjyrë gri e pantallona të ngjashme, të cilat i kombinoi me një këmishë të bardhë.
Çifti u shfaqën në humor të mirë teksa gjatë gjithë kohës mbanin duart me njëri-tjetrin.