Një fotografi me flokë të shkurtëra e këngëtares, Genta Ismajli muaj më parë ka qarkulluar si lajm në media me spekulimin se ajo vuan nga një sëmundje.
Genta në emisionin “Ftohtë e Nxehtë” të RTV21 lidhur me këtë temë ka thënë se është ndjerë mirë kur ka prerë flokët, duke mohuar për këtë spekulim.
“Njeri jam nuk më ka ardhë mirë qysh thonë “mos ta sjellë najkush”. Unë thjesht jam ndje shumë mirë kur i kam pre flokt”, tha ajo.
Genta për fotografinë me flokë të shkurtëra, ku është shpërndarë në media dhe në rrjet me spekulimin se ajo vuan nga një sëmundje tha se ajo fotografi i ka pëlqyer shumë.
Ajo tha se nuk ka pritur që nga kjo fotografi të bëhej shpifje e tillë.






