Genta Ismajli tanimë ka fituar epitetin e të qenit nënë.
Ka pak javë që kur këngëtarja kosovare u bë nënë për herë të parë, shkruan lajmi.net.
Ndonëse fillimisht e mbajti të fshehur shtatzëninë e madje edhe lindjen, por tani ajo po poston mjaft foto të bukura familjare.
Së fundmi, Genta ka treguar se ajo, Usta dhe binjakët kanë pozuar për kopertinën e revistës shqiptare “Global Woman”.

Fotot e bukura ajo i ndau edhe me ndjekësit e saj në instagram ku mori mjaft komente pozitive.
Ndryshe, Genta dhe Usta akoma nuk kanë bërë dasmën e tyre të shumë përfolur.
