Këngëtarja e njohur, Genta Ismaili, para gjashtë javësh mori epitetin nënë duke sjellë në jetë binjakët e saj.
Artistja shqiptare bashkë me partnerin e saj, Usta, morën epitetin prindër duke iu lindur një djalë dhe një vajzë, shkruan “Kosovarja”.
Dyshja i pagëzuan fëmijët me emra mjaft modern, djali – Icon dhe vajza – Ivy Blue.
Por, nga u inspirua ajo për emrat e veçantë të fëmijëve.
Së fundi, në sy ra emri i vajzës së artistes Beyonce.
Duke qenë se ajo bëri performancë në hapjen e çmimeve “Oscars”, pranë saj ishte vajza e saj që quhet, Blue Ivy.
Dhe, mund të themi që Ismaili u inspirua nga emri i vajzës së artistes botërore me të vetmin ndryshim, duke ia ndërruar vendin e dy shkurtesave të veçanta.