26 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Gennaro Gattuso, favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Italisë

- Advertisement -

Raportimet nga Italia thonë se Federata Italiane e Futbollit (FIGC) është tashmë në kontakte me Gennaro Gattuson, i cili tashmë po llogaritet si kandidati kryesor për të qenë në krye të kombëtares së Italisë, pas largimit të Luciano Spallettit.

Spalletti e konfirmoi të dielën se do të largohet nga pozita e kryetrajnerit të Italisë, pas ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Moldavisë, e cila u mbyll me shifrat 2-0 në të mirë të “Azzurëve” të hënën.

FIGC kishte shpresuar për ta emëruar Claudio Ranierin si zëvendësues i Spallettit, por 73-vjeçari e ka informuar federatën se nuk ndihet i gatshëm për ta marrë këtë detyrë, që do të thotë se ai do të vazhdojë te Roma si këshilltar.

Stefano Pioli, i cili po ashtu është lidhur me drejtimin e Italisë, tani duket se do t’i bashkohet Fiorentinas.

Tani, Gattuso është kandidati kryesor për pozitën e selektorit të kombëtares italiane, dhe FIGC janë në kontakte me ish-mesfushorin e Milanit, i cili po ashtu ka përvojë menaxheriale me klubin rossoner, por edhe me Pisan, Napolin, Valenican, Marseillen dhe Hajduk Splitin, raporton “Sky Sports Italia”.

Të ngjashme

Të fundit