Pasi Kryrministri i Kosovës, Albin Kurti, doli me disa pretendime se sulmin paramilitar në Bansjkë e ka organizuar atë që ai e emërton si “Klani i Novi Sadit” ku, sipas tij, ka qenë i përfshirë Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, kjo ministri i ka reaguar Kurtit duke i quajtur pretendimet e tij si “gënjeshtra të shpifura dhe të paturpshme” teksa i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare “të reagojnë ndaj fushatës së ndytë mediatike të lidershipit të Prishtinës ndaj Republikës së Sebisë”, siç e citi N1.
“Theksojmë se në interes të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë, është e një rëndësie vendimtare që institucionet në Prishtinë të detyrohen që menjëherë t’i japin fund terrorit të përditshëm ndaj popullatës serbe, të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme dhe menjëherë të formojnë Asociacionin e komunave serbe”, ka reaguar ndaj shkrimit të Kurtit, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Më tej kjo ministri serbe shkruan në reagim se “gënjeshtrat, fyerjett dhe shpifjet e pacipa që Kurti nxjerr çdo ditë si pjesë e një fushate të ndyrë mediatike kundër shtetit të Serbisë dhe lidershipit të sak tregojnë synimet e tij për të shkatërruar çdo mundësi për qetësimin e tensioneve”.