16.9 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Gënjeshtra e Maqedoncit që e bëri Bullgarinë të reagoj, Çitaku: Amatorizëm diplomatik

- Advertisement -

Në mënyrë krejt të pabesueshme, ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, gënjeu në një intervistë, duke përdorur emrin e një shteti mik si Bullgaria, duke thënë se ata do ti bashkohen ‘Aleancës Ballkanike’, përçka reagoi MPJ e Bullgarisë duke e demantuar.

Çitaku e ka quajtur veprim amatoresk diplomatik e të dëmshëm, sidomos kur kihet parasyshë se gënjeshtra u bë në emër të një shteti anëtar të NATO-s, si Bullgaria.

Postimi i plotë:

Sinqerisht, po të mos ishin kaq të dëmshëm për shtetin, do të ishin thjesht për keqardhje.

Del ministri i Mbrojtjes në detyrë dhe flet në emër të Bullgarisë, një shtet anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian, duke e detyruar pastaj atë shtet mik të demantojë publikisht deklaratën e tij.

Kjo është papërgjegjësi në nivelin më të lartë.
Amatorizëm diplomatik e politik që e turpëron vendin.
Veprimet e tilla nuk janë vetëm të palogjikshme por janë edhe të dëmshme për raportet tona ndërkombëtare dhe për kredibilitetin e shtetit.

Maqedonci gënjeu publikisht për ‘Aleancën Ballkanike’, reagon Bullgaria

Të ngjashme

Të fundit