Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka demantuar raportimet se KFOR-i e ka kthyer nga Leposaviqi ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili thuhej se do të vizionte kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.
Zogiani përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kjo është gënjeshtër.
“Kjo eshte genjeshter, asgje me pak, asgje me shume!” – ka thënë ai.
Ndryshe, sot T7 ka raportuar se Njësia Speciale e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in janë mbledhur për të gjetur një mënyrë që ministri Aliu të futej në komunë pa ra në sy të protestuesve.
Sipas televizionit, komandanti i KFOR-it ka biseduar edhe me pjesëtaret e tjerë të pozicionuar tek komuna për koordinim.
Në fund raportohet se komandanti i KFOR-it e ka anuluar këtë vizitë me arsyetimin “për shkak të ruajtjes së qetësisë”, kështu duke kthyer prapa ministrin Aliu.