Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Genc Prelvukaj, ka reaguar pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë.
Prelvukaj ka thënë se kryeministrit nuk i janë hapur dyert në Departamentin Amerikan, përderisa u injorua edhe nga shefi i CIA-s.
Postimi i plotë në Facebook:
Kurtit prap nuk i hapen dyert në departamentin e shtetit Amerikan, derisa injorohet tërësisht nga shefi i CIA-s gjatë vizitave ballkanike të tij.
Në konventën e demokratëve nuk ftohet nga strukturat e saj, por nga një organizatë ndërmjetësuese, si dhe degradohet diku në fund të stadiumit.
Ditë më parë goditet publikisht nga ambasadori amerikan ne vend, derisa sanksionet e fituara nga shoqëri tjera politike ndërkombëtare nuk janë larguar.
Për më tepër, në vend se ti korrektojë veprimet, Kurti përmes deklaratave të pamenduara ka nxitur një valë ofendimesh në faqet elektronike amerikane.
Duhet të kesh deficit të madh në raport me inteligjencën për ta arsyetuar këtë diskurs të tij.