11.9 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Gelbard e quajti UÇK-në “terroriste”, Hill tregon çka ndodhi pas kësaj deklarate

- Advertisement -

Ish-ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka pohuar se Robert Gelbard, ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, i është referuar si “terroriste” Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Hillit, Gelbard e quajti të atillë UÇK-në, duke u bazuar në përvojën e tij në Amerikën Latine, transmeton Klankosova.tv.

Pos tjerash, Hill tha se Gelbard sikur e dha dritën jeshile që sulmi ndaj familjes Jashari të ndodhte.

“Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dhe kishte fjalë se kjo e kishte shpejtuar këtë ngjarje, pra sulmin në familjen Jashari. Gelbard sikur kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Besoj se nuk ka prova për një gjë të tillë, por ajo është diskutuar, nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, sikur u jep sinjal serbëve të lëviznin kundër tyre”, tha Hill.

Hill, tutje shtoi se pas sulmit në Prekaz, Gelbard mori qëndrim më të ashpër ndaj serbëve, dhe përfshiu bisedë të ashpër me Millosheviqin

Të ngjashme

Të fundit