Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, deklaroi se rreth një muaj para zgjedhjeve, një kandidat për deputet i listës LVV-së i ka tërhequr vërejtjen që të mos fliste keq për qeverinë.
“Më tha ‘po flet keq për qeverinë, ruaju se të vrasin’”, deklaroi ai në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.
“Ka dashur të më thotë se pushteti do të më vrasë. Ky ka qenë kërcënim direkt”, shtoi Geci.