26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Geci akuzon Fatmir Sejdiun se e shkatërroi LDK-në, thotë se Ramush Haradinaj qe i vetmi që e shpëtoi Kosovën nga ndarja

- Advertisement -

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci në dëshminë e tij të dhënë sot në Gjykatën Speciale përmendi goxha emra për siç pohoi përgjegjës historikë për përçarjen e LDK-së.Geci para trupit gjykues sot pretendon se personi kryesor që shkatërroi Lidhjen Demokratike, është Fatmir Sejdiu, transmeton klankosova.tv

”Ai person, unë kam qenë brenda aty, që e ka shkatërru LDK-në në këtë formë, është Fatmir Sejdiu, që do të merr përgjegjësinë historike, sepse ka pasë marrëveshje, me këta për me ardhë m’u bo vet kryetar, e vet m’i marrë përsipër të gjitha dhe e ka shkatërru LDK-në”.”

Ai e ka shkatërru LDK-në bashkë me Hashim Thaçin dhe i kanë bo bizneset, çka me bo, ku me shku”.

“Prandaj personi kryesor brenda LDK-së është Fatmir Sejdiu dhe Sabri Hamiti. Në marrëveshje me këta, kanë përça, e kanë nda LDK-në në dy copësh për t’ia arritë qëllimit për punët e veta”.Megjithatë Geci u shpreh mirënjohës ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, për siç potencoi është i vetmi person që e shpëtoi Kosovën nga ndarja.

”E falënderoj – Ramush Haradinaj, është i vetmi person, që e ka shpëtu pa e nda Kosovën. Këta të tjerët kanë pasë marrëveshje ‘gjentëlmene’ me e nda Kosovën”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit