30.1 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Gecaj: Vrasjet e fundit u kryen nga individë të fuqishëm ekonomikisht e me ndikim në institucione

- Advertisement -

Në 48 orët e fundit, Kosova është tronditur nga pesë raste të vrasjeve, çka sipas ish-kolonelit të Policisë së Kosovës, Hysen Gecaj, paraqet një shqetësim serioz për sigurinë publike.

Gecaj tha se ndonëse krahasuar me vitet e kaluara ka rënie të kriminalitetit, por që periudha e fundit po shënon sërish rritje të krimeve të kësaj natyre.

Ai theksoi se këto ngjarje duhet të analizohen jo vetëm nga numri, por edhe nga motivet dhe mënyra se si po kryhen.

Ai tha se vrasjet e fundit janë bërë nga disa individë të fuqishëm ekonomikisht, ku shtoi se edhe kanë ndikim në institucione.

“Vrasjet e fundit janë shqetësuese për faktin që po ndodhin prej individëve apo familjeve, të cilat janë të fuqishme në kuptimin ekonomik dhe të cilat në një mënyrë ushtrojnë ndikimin e tyre nëpër institucione të ndryshme, qoftë të nivelit politik, qoftë në nivele tjera siç janë prokuroria dhe gjyqësia”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai kritikoi perceptimin publik që fajin kryesor e mban policia, duke theksuar se ky institucion ka rol vetëm në arrestimin e të dyshuarve dhe dorëzimin e tyre në prokurori.

“Në opinion fitohet një mendim që faji është te policia, por policia nuk është ajo që mund t’i parandalojë këto raste, sepse ajko thjeshtë arreston të dyshuarit dhe i dorëzon në prokurori, pastaj ajo është çështje e saj dhe gjyqësisë. Kemi parë në x raste që njerëzit që kanë kryer krime dhe të tjerët që kanë qenë të përfshirë pas mbajtjes së arrestit për një kohë të shkurtër janë liruar sërish. Kjo ka krijuar bindjen që të gjithë ata persona në këtë aspekt janë mbi ligjin dhe mundet të kryejnë akte të tilla”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit