Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka rikthyer sot momentin kur shefi i Grupit Parlamentar të VV-së në Asamblenë e Kryeqytetit, Gëzim Sveçla kishte dëmtuar pajisjet në Kuvendin Komunal.
Këtë e bëri pas veprimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
Gecaj tha se sipas këtij standardi, Ganimete Musliut i bie të jetë “pacifiste”.
“Një përgjigje ankesave të LVV-së për pengim të fjalës së krye-plakut të tyre! Sipas këtij standardi, Ganimete Musliut i bie të jetë “pacifiste”. Shefi i grupit parlamentar të LVV në Asamblenë e Kryeytetit, Gëzim Sveçla, duke vandalizuar pronën publike, nejse, e nxjerrë nga telashet kusha Xheki Sveçla”, ka shkruar tutje Gecaj.