6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Gecaj: Nuk e kuptoj se si një ushtar i UÇK-së merr vendimin të udhëtojë përmes Serbisë

- Advertisement -

Këshilltar për Çështje të Sigurisë në Komunën e Prishtinës dhe anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së nga policia serbe.

Ai ka thënë se nuk e kupton se pse ushtarët e UÇK-së vendosin të udhëtojnë përmes Serbisë.

Serbia është një shtet autoritar që ka ngelur ende në mendësinë Milosheviqiane. Si e tillë, është e pakuptimte që shqiptarët në përgjithësi të udhëtojnë përmes Serbisë, sepse nuk ka nevojë askush “t’i shtijë therrë në këmbë vetes”.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Unë vërtetë nuk e kuptoj se si një ushtar i UCK-së merr vendimin të udhëtojë përmes Serbisë – këtë nuk e arsyeton bash asgjë, në veçanti jo rruga më e shutër e harxhimet më të vogla. Serbia është një shtet autoritar që ka ngelur ende në mendësinë Milosheviqiane. Si e tillë, është e pakuptimte që shqiptarët në përgjithësi të udhëtojnë përmes Serbisë, sepse nuk ka nevojë askush “t’i shtijë therrë në këmbë vetes”. Thjeshtë për teke, ata mund të të ndalojnë, të maltretojnë e të arrestojnë. Unë kam udhëtar dy herë në Serbi dhe atë në kapacitet zyrtarë: një herë së bashku me një zëvendësministre tjetër kishim përfaqësuar Republikën e Kosovës në një konferencë, në Beograd, me karakter ndërkombëtarë; dhe herën e dytë kisha vizituar Luginën e Preshevës, në kapacitetin e koordinatorit (të parë të emëruar) të Republikës së Kosovës për Luginën. Vizitën apo transitin përmes Serbisë unë mund ta konsiderojë vetëm atëherë kur ky shtet të ndryshojë radikalisht dhe të përqafojë vërtetë standardet euro-atlantike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit