22.1 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Gecaj: KFOR-i po jep mesazhe të qarta për sigurinë në Kosovë, Serbia mbetet faktor destabiliteti

- Advertisement -

Sot në kampin “Film City” në Prishtinë është mbajtur ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës në Shtabin e Forcës së Kosovës.

Për këtë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Hysen Gecaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me rotacionin e trupave të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se ky veprim nuk është vetëm një proces rutinor, por bart edhe mesazhe të rëndësishme për situatën e sigurisë në vend.

“Ndërrimi i kësaj komande, përveç se është një aktivitet i rëndomtë për KFOR-in, për ne si Kosovë në fakt është edhe një aktivitet me peshë. Ai përçon një porosi që komandanti i KFOR-it e dërgon përmes mediave,” tha Gecaj.

Ai shtoi se, megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë nga përfundimi i luftës, situata në vend nuk është stabilizuar siç është pritur.

“Është normale që prej vitit 1999 deri sot, është dashur që kjo situatë të jetë dukshëm më e mirë, madje të harrohej në kuptimin negative, pra të mos ekzistonte. Mirëpo, ja që ende po ekziston,” tha ai.

Gecaj vlerësoi edhe deklaratën e fundit të presidentes Osmani, duke e cilësuar atë si të saktë dhe të drejtuar në adresat e duhura ndërkombëtare.

“Deklarata e presidentes ishte shumë korrekte, e drejtë dhe e orientuar në faktorë relevantë ndërkombëtarë të cilëve do duhej t’u drejtohej. Unë e them që Serbia, vazhdimisht që nga mbarimi i luftës e deri më sot, ka qenë faktor destabiliteti. Por vërejtja ime në deklaratën e presidentes është se këto deklarata, në fakt, është dashur të jenë parasysh që më herët,” u shpreh Gecaj.

Ai theksoi gjithashtu se për një kohë të caktuar, FSK kishte reduktuar praninë e saj në KFOR, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në çështjet e sigurisë.

Të ngjashme

Të fundit