17.7 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Gecaj: Grafitet në mbështetje të Vuçiqit tregojnë se grupet kriminale ende janë prezente në veri

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hysen Gecaj, ka thënë se posterët e vendosur në veri të dielën në mbështetje të Vuçiqit, tregojnë që grupet kriminale në atë pjesë të vendit ende janë aktive.

Ai ka thënë se veprimtaria e tyre është më e vështirë se në të kaluarën, por ka vlerësuar se shuarja e tyre është vështirë të ndodhë pa një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Grupet kriminale ende janë në veri dhe do të jenë aty dhe do të veprojnë derisa të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Veprimtarinë sigurisht e kanë më të vështirë, por kjo nuk do me thënë se nuk mund të ndodhë asgjë. Aktet kriminale kundër Kosovës mund të ndodhin varësisht prej nevojave politike në Beograd”, ka thënë Gecaj në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Ai duke folur për mundësinë e një sulmi të Serbisë, ka thënë se veprimet e këtij shteti janë të ndërlidhuar me zhvillimet e luftës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Gecaj ka vlerësuar se nëse Rusia fiton në Ukrainë, atëherë do të ketë rrezik për Ballkanin Perëndimor.

“Serbia ka shpresa që të përfitojë në Ballkan, nëse Rusia fiton në Ukrainë dhe për këtë është duke u angazhuar në drejtimin politik dhe policor ushtarak siç ishte ai i shtatorit të vitit të kaluar. Në qoftë ka një fitore të Rusisë në Ukrainë, rreziqet janë më të mëdha për Ballkanin, atëherë këto grupe terroriste Serbia i përdorë për sulme terroriste e për destabilizim”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit