-0 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

Gazmend Syla paralajmëron protesta tjera: Kundërshtimin ndaj Gjykatës nuk do ta ndalim

- Advertisement -

Sekretari Organizativ Gazmend Syla në emisionin ”Për ditë të mbarë” në RTV21 ka thënë se protesta qo do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të jetë paqësore.

‘‘Shumë kohë kemi qenë pa akrerët e Organizatës të veteranëve të luftës Gucati, Haradinaj ishin të burgosur atje edhe organizata jonë që e kishte atë fuqi me e mobilizu njerëz ose edhe me e qu zanin në ata vesh ku duhet në këta padrejtësi që po ndodhin,ne qysh në janar si kryesi e re kem bo plan veprimin se qysh me ju qas kesaj padrejtësie‘, tha Syla.

Ai po ashtu shtoi se do të ketë protesta deri në ditën kur do të ndodh fundi i kësaj padrejtësie

‘‘Kurse për protestat është parapa se e fundit me qenë kjo në Maqedoni për këtë vit por kundërshtimin ndaj kesaj gjykate nuk do ta ndalim deri në diten e gjykimit,dhe jemi të gatshëm që me vazhdu këtë kundërshtim në qoftë me protesta ose qoftë edhe në rrafshin diplomatik dhe ne do të vazhdojmë me këto takime që i kemi personalitete ndërkombëtare sigurisht edhe protesta pse jo deri në ditën kur do të ndodh fundi i kësaj padrejtësie‘‘, deklaroi Syla.

Tutje ai ka thënë se prej mërgatës presin pjesëmarrjen më të madhe në protestën në Shkup.

‘’Fillimisht prej mërgatës presim shumë sepse kur e organizum protestën e 7 gushtit në Prishtinë kishte një interesim të madh me ardh edhe atje, e kur e pamë këtë interesim pastaj i mobilizum edhe më shumë mërgatën tonë, dhe bashkëluftarët tonë kanë bo një far rrjeti të komunikimit të përbashkët se kudo që ka protesta me marr pjesë, kur kan ndodh zgjedhjet nacionale i ka mobilizu mërgatën tonë’’ tha ai ndër të tjera.

Të ngjashme

Të fundit