21.6 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Gazmend Muhaxheri: VV-ja e dinte që Albulena Haxhiu nuk kalon – po luajnë me kohën për qeverinë

- Advertisement -

Kryetari i Pejës dhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, në një prononcim për Indeksonline, ka deklaruar se vonesat në formimin e institucioneve janë pjesë e një strategjie të Vetëvendosjes për të zgjatur procesin me qëllim të qartë politik.

“Besoj se është një taktikë për ta prolonguar formimin e qeverisë. Në momentin që i kanë 61 vota, ata do ta zgjedhin kryeparlamentarin dhe do ta zhbllokojnë situatën që vetë e kanë krijuar”, tha Muhaxheri.

Sipas tij, VV-ja ka qenë e vetëdijshme se Albulena Haxhiu nuk do të votohej dhe këtë lëvizje e ka bërë me qëllim të caktuar: “Është pjesë e strategjisë së tyre për të mos e zgjedhur menjëherë kryeparlamentarin dhe për të parë si do të zhvillohen ngjarjet në rajon e më gjerë, përpara se ta formojnë weverinë”.

I pyetur për mundësinë e bashkëqeverisjes me VV-në, Muhaxheri është skeptik: “Nuk besoj se kanë lënë hapësirë për bashkëqeverisje. E kemi provuar njëherë dhe nuk ka funksionuar”.

Ai theksoi se LDK-ja është e përgatitur të jetë në opozitë, por nuk përjashtoi mundësinë për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes nëse i jepet mundësia:
“Ne jemi të gatshëm të jemi opozitë, por nëse na jepet rasti nuk do të hezitojmë të marrim përgjegjësinë për ta çuar vendin përpara, aty ku e meriton”

Të ngjashme

Të fundit