-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Gazmend Muhaxheri pjesë e listës për deputet të LDK-së

- Advertisement -

Në radhën e tubimeve “Turneut të Ndryshimit”, Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së shtunë është mbledhur në Pejë.

Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka thënë se është duke qëndruar mes njerëzve, këtu në Kosovë, në çdo qytet e çdo anë, për të shtruar dorën e bashkimit e thirrjen e ndryshimit!

Ai tutje ka thënë se po qëndrojmë me atyre që janë lodhur duke i pritur mundësitë e premtimet që nuk ju vijnë; mes atyre që janë shterur nga shpresa e udhëheqësve që flasin por s’japin asnjë rezultat.

Njerëzit e Kosovës janë lodhur nga ndenja e braktisjes.” – ka thënë ai ndër të tjera.

Abdixhiku ka njoftuar se kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri do të jetë pjesë e listët për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

I pari i LDK-së gjithashtu ka shpalosur edhe emrat e tjerë nga Peja që do të jenë pjesë e kësaj liste.

Prandaj, Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri do të jetë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit! Me të, në listë, do të jenë edhe:

Akademik Kujtim Shala

Fatmir Asllani

Xhenet Syka

Albulena Mujaj Bajraktari

Sadri Berisha

Rexhep Kurtbogaj

Besa Gaxherri

Me të tillë kandidatë, e të tjerë nëpër Kosovë, do t’i japim vendit listën më të fuqishme që ka patur ndonjëherë.” – ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit