8.5 C
New York
Thursday, February 26, 2026

Buy now

Gazetarja tregon në detaje se si arriti tek informacioni se vëllai i Aleksandar Vuçiqit dhe Veselinoviq u bënë miliarderë

- Advertisement -

Gazetarja e “Vijesti” nga Mali i Zi, Jelena Jovanoviq, tregoi në një emision se si ka arritur tek informacionet për pasurimin në nivelin e miliarderave të Andrej Vuçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Ljubo Miloviq dhe Milosh Bozhoviq nga Nikshiqi kanë diskutuar për muaj me radhë për shërbimet e sigurisë në Mal të Zi dhe Serbi, si dhe për aktivitetet e klaneve kriminale që operojnë në këto dy vende.

Pas publikimit të një artikulli në nova.rs, Jovanoviq po përballet me një procedurë ligjore, pas padisë së bërë nga Andrej Vuçiq, vëllai i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Artikulli citonte mesazhe nga aplikacioni dikur i sigurt Sky, ku Ljubo Miloviq dhe Bozhoviq përmendnin se Vuçiq dhe biznesmeni i diskutueshëm Veselinoviq supozohet të “kontrollojnë gjithçka” dhe së fundmi kanë arritur të fitojnë “miliardin e parë”.

Në një emision të fundit, Jovanoviq shpjegoi procesin e verifikimit të informacionit.

“Kam lexuar bisedat në Sky mes policit të arratisur Ljubo Miloviq, i cili kishte kontakte me klanet vendase dhe shërbimet serbe. Nga komunikimet e tij del qartë me kë ka pasur lidhje dhe me kë ka biseduar. Nuk mund të përjashtohet mundësia që ata të vazhdojnë të komunikojnë, pasi Miloviq është ende në arrati. Në disa raste, përfshihen edhe persona nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë, si Danijel Jovanoviq. Ai ka biseduar me kushëririn e tij, Milosh Bozhoviq, i cili hetuesit vendas e lidhin me klanin Shkalar, që pretendon të ketë lidhje me BIA-n”, tha gazetarja.

Ajo shtoi se kur Miloviq shkruante për Andrej Vuçiq dhe Zvonko Veselinoviq, përshkruante se ata “ndjekin dhe mbikëqyrin” aktivitetet e tyre, duke nënkuptuar se kjo bëhet nga një shërbim, jo nga individë i vetëm.

Sipas tij, shërbimi i ka filmuar ata gjatë një gjuetie me Lukaqin. “Miloviq ka dëgjuar gjithashtu se së fundmi kanë festuar për miliardin e parë”, tha Jovanoviq.

Nova.rs rikujton se “Vijesti” kishte raportuar që në vitin 2024 se Miloviq dhe Bozhoviq kishin analizuar për muaj me radhë shërbimet e sigurisë dhe aktivitetet kriminale në Mal të Zi dhe Serbi. 

Të ngjashme

Të fundit