Ish-presidenti Donald Trump ishte i vendosur të mos largohej nga Shtëpia e Bardhë pas fitores së Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit 2020 , sepse ishte i bindur se ai kishte fituar zgjedhjet.
Kështu pretendon Maggie Haberman , një reportere për Neë York Times, në librin e saj mbi sfondin e presidencës së Trump, i cili do të publikohet në fillim të tetorit.
Trump, shkruan Haberman, thuhet se i tha një ndihmësi se “Unë nuk do të largohem”.
Një tjetri i kishte thënë se “Nuk do të ikim nga këtu, si mund të largohesh kur fiton zgjedhjet?”.
Informacioni, siç thekson CNN , është një tjetër pjesë në enigmën e gjërave të paprecedentë që ndodhën mes zgjedhjeve të nëntorit dhe inaugurimit të Joe Biden më 20 janar 2021.
Pika kryesore ishte sigurisht ngjarjet e 6 janarit 2021, me pushtimin e mbështetësve të Trump në Capitol Hill.
Menjëherë pas zgjedhjeve, më 3 nëntor 2020, siç shkruan Haberman, Trump u duk se pranoi se kishte humbur ndaj Biden.
“Bëmë maksimumin”, ka pranuar ai për një koleg. Më vonë humori i tij ndryshoi dhe filloi të thoshte se nuk do të largohej nga Shtëpia e Bardhë , pasi siç tha ai “ma vodhën fitoren”.
Në publik, megjithatë, ai tha të kundërtën.
Në fund të nëntorit, në pyetjen e një gazetari, ai tha se “sigurisht që do të iki dhe ju e dini këtë”.
Në të njëjtën kohë ai vazhdoi të pretendonte në mënyrë të rreme se fitoi zgjedhjet dhe se fitorja e tij ishte vjedhur.