Këtë të shtunë, në emisionin “Weekend” të Klan Kosovës, u fol rreth përfitimeve që ish-konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, marrin pas këtij formati gjigant.
Gazetarja Diona Haxhiu, krahasoi disa nga ish-banorët, saktësisht përfitimet e Adrit dhe Ilirianës, me ato të Xheneta Fetahut, transmeton Klankosova.tv.
“Përfitime si të Xhenetës nuk do të doja t’i kisha. Çfarë epiteti ka marrë ajo, çfarë sjellje ka marrë ajo… ta zëmë nëse unë e kam Xhenetën përpara në një debat, ndoshta pak po paragjykoj, por me çfarë gjuhe po flet ajo, dhe e sheh veten që shkollohesh, punon çdo ditë, me u ulë përballë me një asi njeriu, jo! S’e pranoj”, u shpreh Haxhiu.
Derisa ajo shtoi se përfitimet e Adrit dhe Ilirianës me këngët që ata po lansojnë dhe pëlqimin që po marrin, është shumë me vend.






