19.2 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Gazetarja e vë në siklet Albulena Haxhiun: Pse nuk tërhiqeni?

- Advertisement -

Moszgjedhja e Albulena Haxhiut për herë të gjashtë për kryetare e Kuvendit ka marrë vëmendjen edhe në Shqipëri.

Haxhiu ka qenë e ftuar të flasë për këtë çështje në ‘Top Channel’, ku ndër të tjera është pyetur nga gazetarja që a mendon të tërhiqet nga propozimi për kryekuvendare për të mirën e Kosovës.

TCH: Kam vetëm një pyetje. Duke dashur të besoj shumë fort se ju doni një politikë të qëndrueshme, të bindshme, por mbi të gjitha të fortë për Kosovën, znj. Haxhiu ju bëj një pyetje tejët personale: Pse nuk tërhiqeni? Nuk mblidhen një herë, dy herë, tri herë, Kosova është në krizë, Parlamenti nuk voton ligje, pse ju personalisht nuk thoni “Okej, mos më kandidoni më mua. Gjeni dikë tjetër, se Kosova duhet të eci përpara dhe s’kemi pse vazhdojmë me kokëfortësi dhe gjejmë dikë që Kosova të vazhdojë të votojë ligje në Parlament dhe gjërat të vijnë normalisht”.

Haxhiu: Së pari, ne veprimet tona i kemi ndërmarrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Aktgjykimi i vitit 2014 i jep të drejtën vetëm subjektit që ka fituar më së shumti mandate që ta bëjë propozimin për kryetar kuvendi. Në këtë rast, askush tjetër s’ka të drejtë t’ua përcaktojë emrat.

TCH: Pse s’i thoni z. Kurti gjej dikë tjetër në Vetëvendosje dhe të kandidojë dikush tjetër.:

Haxhiu: Unë nuk jam vetpropozuar dhe ky është qëndrimi i subjektit politik. Lëvizja Vetëvendosje e ka vendosur këtë dhe vetëm Vetëvendosja e ka të drejtë ta ndryshojë dhe ta thotë një emër tjetër. Nuk ka të bëjë kjo me emra të përveçëm. Unë jam e bindur që kjo po bëhet për inate politike, sepse këdo tjetër që ne do ta vendosnim si emër më herët, unë jam e bindur që do të gjenin ndonjë arsye opozita për të mos e votuar.

TCH: Vetë çfarë mendoni kur e shihni se në seancë për herë të pestë s’bëhen votat?

Haxhiu: Kjo është e qartë, është luftë speciale kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje. Ka një mungesë të hapur të vullnetit për të konstituar Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ndoshta kjo është më e lehta prej situatave që kemi kaluar gjatë gjithë kësaj kohe

Të ngjashme

Të fundit