22.4 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Gazetarja e RTK-së që shkollonte fëmijët bashkë me të Osmanit: Të mitë në borë, ata në xhip me klimë

- Advertisement -

Gazetarja e RTK-së, Drita Loshi, ka ndarë një përvojë personale lidhur me vajzat e presidentes Vjosa Osmani, duke vënë në dukje kontrastin mes kushteve të zakonshme për prindërit dhe masave të veçanta të sigurisë për familjen presidenciale.

Në një postim Facebook, Loshi tregoi se vajzat e presidentes kanë ndjekur mësimet në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Ajo kujtoi situata kur priste djalin e saj jashtë, në shi e borë, ndërsa sigurimi presidencial qëndronte brenda ose mbante të ndezur veturën e ngrohur për fëmijët e Osmanit.

“Vajzat e presidentes Osmani kanë ndjekur mësimet në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Nuk e di nëse vazhdojnë ende, por gjithmonë më ka bërë përshtypje kontrasti: unë prisja djalin tim jashtë në të ftohtë, shi e borë, ndërsa sigurimi i saj hynte brenda ose e mbante makinën ndezur.

E kuptoj që kjo lidhet me protokollin e sigurisë – sipas ligjit, familja e ngushtë e presidentes, përfshirë fëmijët, mbrohen nga Policia e Kosovës. Kjo do të thotë që edhe në shkollë publike ata shoqërohen me masa të veçanta, për të cilat vendos Policia, jo shkolla.” – shkroi ajo.

Megjithatë, gazetarja tha se ky kontrast i ka lënë një përshtypje të pakëndshme nga trajtimi i veçantë që i bëhej në krahasim me fëmijët e tjerë.

“Megjithatë, si prind, nuk mund të mos e ndiej dallimin mes masave të veçanta për ta dhe realitetit tonë të përditshëm. Edhe kur bëhet fjalë për çështje sigurie, përsëri më linte një përshtypje jo të mirë ky privilegj i tyre përballë ne të tjerëve.” – shtoi gazetarja.

 

Të ngjashme

Të fundit