Korrespondentja e Radio Televizionit të Kosovës, Gjeraqina Tuhina është deklaruar pas raportimeve se Franca ka kushtëzuar liberalizmin e vizave për Kosovën.
Mediat evropiane kanë raportuar se ky kushtëzim, i përkrahur nga katër shtete evropiane, lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
“Franca është shtet i rëndësishëm sepse merret me shumicë të kualifikuar. Lidhet me sistemin e ETIAS. Kjo është nismë e BE-së për më shumë se 5 vite dhe asnjëherë s’ka qenë operacional dhe shpesh është shtyrë në Komision.
Kjo kërkesë mund edhe të bije në ujë. Çështja e riatdhesimit. Kosova nëse nuk gabojë ka marrëveshje të riatdhesimit me shumicën e shteteve të BE-së. Gjithçka tani do të varet nga dokumentet që do të punohen nga shtetet anëtare dhe do të shohim se si do të veprojë pas 21 tetorit. Nëse nuk do të ketë takim në nëntor atëherë kemi sinjal se ka ngadalësim të procesit. Por, procesi sot ka nisur zyrtarisht dhe varet nga vullneti politik që do të determinoj vendimin e vendimmarrjes”, ka deklaruar ajo.