-1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Gazetarit i vjen fatura 768 euro, dyshon se KEDS ia ka bërë qëllimisht për shkak të raportimeve në media

- Advertisement -

Gazetarit Venhar Isufi i ka ardhur fatura e muajit të parë të verës 768 euro.

Për këtë, ai të hënën është ankuar në Facebook. Thotë se crypto valuta e as biznes personal në shtëpi nuk ka.

Madje, ka hedhur dyshime mos “KEDS-i ka bërë qëllimisht këtë, për shkak të raportimeve për këtë kompani”.

“Unë cripto valuta nuk posedoj, fabrikë apo biznes personal nuk posedoj, KEDSI spo e di a e bën këtë me qellim veç se kam raportuar për neglizhencën te cilën e kanë ndaj konsumatorëve dhe problematikave me te cilat përballen qytetarët me reduktimet e rrymës ne pike te verës, apo ku është problem”, ka shkruar ai.

Sipas tij me këto veprime KEDS-i po tregon që “faturat po i lëshon paushall”.

Ka paralajmëruar që nesër do të dorëzojë ankesë për këtë faturë të cilën thotë se nuk e ka shpenzuar.

“Por edhe do të kërkoj llogari për këtë faturë”, ka vazhduar më tutje gazetari.

“Absurde” e “skandaloze” sipas tij është një faturë e tillë, duke kërkuar llogari nga KEDS-i. 

Postimi i plotë: KETU

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit