13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Gazetaria e Paqes”: AGK-ja nënshkruan marrëveshje me ambasadën britanike për një projekt të ri

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se sot ka nënshkruar marrëveshje me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë për implementimin e një projekti të ri.

Projekti ‘Gazetaria e Paqes’ do të ketë për synimin shkëmbimin e përvojave në mes të gazetarëve të Kosovës dhe atyre të Irlandës së Veriut.

“Këtë projekt do ta implementojmë së bashku me partnerët tanë në Irlandën Veriore, Qendra për Gazetari Botërore të Paqes. Projekti do të përfshijë trajnime të përbashkëta, vizita dhe krijimin e përmbajtjeve mes gazetarëve në Kosovë dhe Irlandën Veriore, ku përfitues do të jenë 20 gazetarë nga të dyja vendet”, është thënë në njoftimin e AGK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit