28.8 C
New York
Saturday, June 28, 2025

Buy now

Gazetari turk mohon zërat për kalimin e Vedat Muriqit te Besiktasi

- Advertisement -

Zërat për një kalim të mundshëm të Vedat Muriqit te gjiganti turk Beshiktash nuk qëndrojnë.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari turk Yagız Sabuncuoglu, i cili për “Eaglemedia” ka sqaruar se nuk ka asnjë bazë për këto spekulime.

“Lajmet për Besiktasin dhe Vedat Muriqin nuk janë të vërteta. Lojtari është i lumtur në ekipin e tij aktual dhe ka një pagë neto prej 2.5 milionë eurosh”, ka deklaruar Sabuncuoglu.

Sulmuesi i Kosovës, që nuk pati një sezon të mirë në La Liga shkaku i lëndimeve, duket se nuk ka në plan të largohet nga skuadra e tij, pavarësisht interesimit të përfolur nga klube të mëdha.

Të ngjashme

Të fundit