Gazetari Musa Mustafa, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të shkarkojë Sveçlën dhe shefat e intelegjencës, për shkak të zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në veri të Kosovës.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se vrasja e policit Afrim Bunjaku, ka shpërfaqur shumë dobësi në sistemin e Agjensive të intelegjelegjencës së Kosovës, të cilat nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar.
“Vrasja e oficerit te Policise se Kosoves, tani Heroit Afrim Bunjaku ka shperfaqur shume dobsi ne sistemin e Agjensive te intelegjelegjences se Kosoves e ky deshtim i tyre nuk duhet te kaloje pa pasoja. Shkarkimi i Ministrit te Brendeshem, drejtorit te AKI-se, shefit te intelegjences se policise ne Kosoves si dhe Shefit te intelegjences se FSK-se. Ky shkarkim nga ana e Kryeministrit duhet te behet per aresye te leshimeve e deshtimeve te medha”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë:
https://m.facebook.com/musa.mustafa.735/posts/6906392999440973?ref=embed_post&wtsid=rdr_0Vda4MaDxhh6u1wWG