17 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Gazetari shqiptar flet nga Serbia: Na kontrolluan fotot në telefon në mos kemi simbole të UÇK-së

- Advertisement -

Mbrëmjen e sotme, në stadiumin e Leskovcit do të zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Nga atje, gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj, tregoi për masat e sigurisë që janë marrë nga policia serbe.

Ai tha se gazetarët shqiptarë janë kontrolluar në mënyrë të imtësishme nga policia serbe, ku gjithë fokusi ka qenë tek simbolet kombëtare shqiptare, të cilat nuk lejohen në mënyrë kategorike.

Gabaj e përshkroi si të pazakontë një situatë që, sipas tij, nuk i kishte ndodhur kurrë më parë: kontrolli i galerisë së telefonit personal për të verifikuar nëse kishte fotografi me simbole kombëtare shqiptare, shqiponjën ose simbole të UÇK-së.

“Vetëm pak çaste më parë na ndodhi që nuk na lejohet të filmojmë punën e policisë, as në kufi, as këtu pranë stadiumit. Nuk ndjehem i frikësuar dhe e kam konsideruar si diçka procedurale. Në kufi na u kontrollua automjeti imtësisht. Në Leskovc parkuam makinën dhe aty na thirrën efektivët e policisë për të na bërë një kontroll të automjetit edhe këtu para stadiumit, ku kontrolluan bagazhet, çantat personale, pajisjet e raportimit, telefonat dhe më e çuditshmja – për sa kohë unë raportoj – më kanë kontrolluar edhe telefonin personal. S’më ka ndodhur kurrë”.

“Fatmirësisht, një miku im më ndihmoi me komunikimin. Na kanë kontrolluar pjesët e galerisë në telefonin celular, nëse kemi bërë foto me shqiponjë brenda territorit serb. S’duhet të kemi asnjë simbol kombëtar, pasi konsiderohen provokim – ato dhe simbolet e UÇK-së”, tha gazetari i Euronews Albania.

Ai tha se stadiumi ka kapacitet prej 6,500 ulësesh dhe se, sipas tij, është zgjedhur ai pasi në stadiumin e Beogradit kapaciteti është rreth 50 mijë vende dhe ka qenë i pamundur menaxhimi i tyre nga Federata Serbe.

Të ngjashme

Të fundit