-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Gazetari pyet: Çka po punon eksperti i Hajrullahut me 5 mijë e 500 euro rrogë?

- Advertisement -

Gazetari Kreshnik Gashi ka reaguar pas deklaratës së ministrit Xhelal Sveçla se të ardhurat mesatare mujore të pjesëtare të njësisë FIT janë 2200 euro dhe se Njësia Speciale e ka mbështetjen më të madhe në aspektin financiar.

Gashi ka pyetur se çka po punon eksperti i ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku i cili paguhet me 5 mijë e 500 euro rrogë “për 8 orë punë për dizajn e menaxhim t’kontratave të Hamameve”, transmeton lajmi.net.

Tutje ka pyetur se çka është ky vrer ndaj njerëzve që e luftojnë krimin e Radojiçiqin.

“A bon një pyetje? A ke rroga e ekspertit të Hajrulla Çekut 5 mijë e 500 euro? A e krahasojmë këtë rrogë me rrogën e policëve që po e luftojmë terrorizmin e Millanit? Pse duhet ky eksperti me u pagu 5 mijë e 500 euro për 8 orë punë për dizajn e menaxhim t’kontratave të Hamameve, e herojntë e veriut me krejt shtesat 2 mijë euro. Kur të na kallxoni që eksperti i Hajrës ka flejt në Hamame t’u punu për Kosovë – mundemi me jua pranu se po i paguani boll ata që po e luftojnë Millanin e mbrojnë Kosovën. Mos të hy ka rrogat e këshilltarëve që po ua pagujnë projektet…”, ka shkruar Gashi.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit