Lajme Gazetari pro-VV: Kurti, Osmani, Sveçla dhe Gërvalla meritojnë Nobel – Amerika kapitullon pa Kosovën GAZETA SCANNER - 23:16 | 17/06/2023 0 Gazetari që mbështet Lëvizjen Vetëvendosje, Gëzim Mekuli ka thënë se Kurti, Sveçla, Gërvalla dhe Osmani meritojnë çmimin Nobel për paqe. Sipas Mekulit edhe Amerika ka nevojë për Shqipërinë e për Kosovën demokratike. Ai tutje ka shruar se Amerika demokratike do të kapitulloj pa Kosovën. Postimi i plotë: Edhe Amerika ka nevojë për Kosovën. SHBA ka nevojë për Shqipërinë e për Kosovën demokratike! Hajde t’a ndihmojmë SHBA-në duke mbrojtur Kosovën nga fashizmi serb. Amerika demokratike do të kapituloj, po kapituloj Kosova para elementeve të fashizmit serb në Kosovë. Kurti, Sveçla, Gërvalla dhe Zonja e hekurt, Osmani, meritojnë çmimin Nobel për paqe! Hajde mos u ndalni! Krejt shqiptarët janë me ju, krejt pakicat janë me ju, pos Radojqiçave dhe dRamave të tyre! Për Demokraci! Për Liri! Për Vetëvendosje!