Gazetari nga Mitrovica, Ylber Durmishi, ka zhvilluar një bisedë jo të zakonshme telefonike sonte.
Ai është telefonuar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Haga.
Këtë ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook.
Postimi i plotë i Durmishit:
Sonte mora një nga telefonatat më të mira të jetës time, përmes telefonit bisedova me Presidentin e Kosovës Hashim Thaqi ishte kënaqësi dhe nder i madh të dëgjoja zërin e Ismail Qemalit të dytë të shqiptarisë, gjithashtu e falëndëroj Kryetarin e Veteranëve Hysni Gucatin i cili ma dha këtë mundësi të bisedoja me Presidentin, këta janë heronjë të gjallë dhe vetë historia e Kosovës!.