-0.1 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Gazetari me detaje tronditëse: Dyshohet se një orë pasi vdiq Mentor Palokaj, dikush doli nga banesa e tij

- Advertisement -

Janë zbardhur detaje nga pista e hetimeve rreth vdekjes së ish-reperit, njëherit vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj, i cili  vdiq në rrethana akoma të paqarta.

I ndjeri u gjet i vdekur të dielën, në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë, teksa Policia e ka inicuar rastin “Hetim mbi vdekjen, armëmbajtje pa leje, posedim i narkotikëve. Prishtinë 02.03.2025, 17:30″.  

Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet ndër tjera.

Detaje të reja ka dhënë edhe gazetari Miftar Zenjullahu, i cili tha se një orë pasi ka ndërruar jetë Palokaj, dikush ka dalë nga banesa e tij, por që ende janë detaje të pakonfirkuara.

“Akoma s’ka diçka të konfirmuar nga Policia, por që këto janë pistat që janë duke u zhvilluar nga hetuesit. Akoma nuk ka diçka nga Policia. Nga Policia thuhet se në trupin e të ndjerit nuk ka pasur shenja”, tha Zenjullahu në KlanKosova.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit