Home Lajme Gazetari Krasniqi: Më shumë punë po bën avokati i PDK-së se e gjithë opozita

Gazetari Krasniqi: Më shumë punë po bën avokati i PDK-së se e gjithë opozita

0
Gazetari Krasniqi: Më shumë punë po bën avokati i PDK-së se e gjithë opozita

Besnik Krasniqi, gazetar i grupit Koha, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar rastet e dërguara në Gjykatën Kushtetuese nga ana e avokatit të PDK-së, Faton Fetahu.

Sipas Krasniqit, më shumë punë po bën avokati i PDK-së se e gjithë opozita.

Tutje, ai e ka quajtur “guardian të Kushtetutës” avokatin Fetahu.

“Më shumë se e gjithë opozita, po bën punë avokati i PDK-së, Faton Fetahu.

Shumë nga ligjet e vendimet tjeta që opozita s’po mund t’i ndalë në Kuvend, ky po i rrëzon në Gjykatën Kushtetuese. Kuptohet, duke hartuar kërkesa me themel të fortë e mirë të argumentueshme, që pastaj formalisht deputetët po i përcjellin në gjykatë.” – shkroi ai.

Exit mobile version