Blerim Haxhiaj, gazetari i Radiotelevizionit të Kosovës që e intervistoi kryeministrin Albin Kurti, raportohet se ka marrë grant 100 mijë euro nga Qeveria në detyrë.

Sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, ai ka marrë këto mjete në emër të një OJQ-je me emrin “Cult Club”, aty ku bashkëshortja e tij është drejtoreshë.

“A po iu kujtohet ky kolega që e pyetke Albin Kurtin në intervistë “sa është e vështirë të jeni kaq i mirë”?

I njëjti, pra Blerim Haxhiaj, i kish rru nga Qeveria plotë 100 mijë euro.

Ato i kish marrë në emër të një OJQ-je që e kish ky me emrin “Cult Club”.

Një herë 40 mijë e dy herë nga 30 mijë euro gazetari i nderuar Haxhiaj i kish përfitu” – ka shkruar Mehmetaj.

Theksojmë se Haxhiaj ishte kritikuar për këtë intervistë ku nuk e mbajti përgjegjës kryeministrin në largim, por e trajtoi me një simpati të theksueshme