Gazetari i Planet Tv, Mirko Mayer, ka njoftuar se Gjykata e Qarkut në Lublanë ka refuzuar padinë e ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj kundër gazetarit të këtij televizioni Vitomir Petroviq.
“Çështja penale e Berishës u rrëzua nga gjykata e shkallës së dytë”, ka shkruar Mayer duke bashkëngjitur edhe vendimin e Gjykatës.
Berishaj ka paditur gazetarin slloven Vitomir Petroviq lidhur me raportimin se vetë Berishaj është i dyshuar për përfshirje në një skandal të madh financiar.
Slišim, da je kosovski premier @albinkurti podal izjavo za @NovicaMihajlo @Delo in pri tem izrazil upanje, da bo v primeru Berishaj proti @PlanetTV zadoščeno pravici.
➡️Sporočam, da se mu je želja že izpolnila: 16.2. Berishajevo kazensko tožbo zavrglo še sodišče druge stopnje. 👇 pic.twitter.com/bhTDK15YZp— Mirko Mayer (@Mirko_Mayer) February 23, 2023