6.8 C
New York
Monday, October 27, 2025

Buy now

Gazetari i njohur gjerman: Asllani do të largohet nga Hoffenheim në verë

- Advertisement -

Fisnik Asllani po vazhdon sezonin më të mirë të karrierës së tij në Gjermani.

Sulmuesi 23-vjeçar ka realizuar golin e pestë në Bundesliga këtë edicion, duke ndihmuar Hoffenheimin të sigurojë një fitore të rëndësishme 3:1 ndaj Heidenheim në shtëpi.

Sipas gazetarit të njohur gjerman Florian Plettenberg, Asllani pritet të largohet nga Hoffenheim në verë, pasi në kontratën e tij ekziston një klauzolë lirimi që do t’i lejojë klubeve të tjera ta transferojnë lehtësisht.

Në mesin e të interesuarve ndodhet edhe FC Barcelona, që po e ndjek me kujdes sulmuesin shqiptar. Përveç katalanasve, edhe disa klube nga Premier League dhe ekipe të tjera të njohura të Bundesligës janë duke e monitoruar nga afër para afatit kalimtar të verës.

Të ngjashme

Të fundit