18 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Gazetari i CNN-it: Kryeministri i ri i Australisë është arbëresh sikur edhe unë

- Advertisement -

Anthony Albanese është zgjedhur kryeministër i Australisë. Ardhja e tij në pushtet nxiti debat edhe për shkak të mbiemrit të tij që është karakteristikë e shumë arbëreshëve të Italisë.

I fundit për këtë ka folur gazetari i CNN, Andrew Kaczynski.

Nëpërmjet Twitter, Kaczynski shpjegoi arsyen e mbiemrit “Albanese” të australianit derisa tregoi se edhe vetë ai ka prejardhje arbëreshe.

“Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Ai është arbëresh sikur edhe unë”, shkroi ai.

Bazuar në biografinë e udhëheqësit  të ri në Australi, babai i Anthony ishte nga Barletta, vend në Italinë Juglindore. Mbiemri i babait të tij, Albanese, i referohet popullit arbëresh që është në numër të madh në këtë pjesë të Italisë.

Po kështu thonë të dhënat edhe për gazetarin e CNN. Informacionet nga jeta e tij thonë se ai ka prejardhje polake dhe arbëreshe.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit