Ai ka thënë se njëri nga ta e ka shtyrë duke ia hedhur pajisjet në tokë, ndërsa tjetri e ka kërcënuar pas incidentit, duke i thënë “kqyrëm mirë në sy dhe mbajëm mend”.
Gjoci ka deklaruar se e gjitha ka ndodhur derisa ai, bashkë me kolegët, prisnin për të marrë deklaratë nga kryeministri Kurti pas takimit të mëngjesit me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ky është njoftimi i plotë i Gjocit:
Krejt ata qe me njohin goxha mire, sidomos kolegete e profesionit, e dine qe nuk shkruaj shpesh ne rrjete sociale e aq ma teper me u anku per situata jo t’mira qe na ndodhin cdo dite gjate punes si gazetare. Sepse kur kam vendos me u marre me kete pune jam kane i vetedijshem qe ka me pas edhe situata jo te mira e momente jo te lehta. Megjithate, sot vendosa me shkru edhe me e nda me ju nje situata shume idiotike (gja qe ua thash edhe ne sy) e te pahijshme qe e pata me dy pjestare te mbrojtjes se afert te kryeministrit Kurti. Njani me shtyu dhe mi hodhi ne toke te gjitha pajisjet, pa kurrefare nevoje e arsye e tjetri ne vend qe ndoshta me kerku flaje, me kercenoi ashiqare tu me thane ‘kqyrem mire ne sy e mbajem ne mend’
Po para se me vazhdu rrefimin e kesaj situate ma ne detaje, po du me thane qe kete vit i bjen qe kam hy ne vitin e 20 te karrieres teme si gazetar edhe ne gjithe keto vjet pune ne kete zanat, detyra jeme kryesore ka qene me i percjell kreret dhe institucionet kryesore te shtetit prej Rugoves e Bajram Rexhepit e te tjeret pas tyne. Rrjedhimisht ne gjithe keto vjet ka qene mbrojtja e afert e ketyne lidereve, njerzit qe i kemi taku me se shpeshti ne terren e ne ngjarje te ndryshem, po asnjehere deri me sot s’kam pas probleme me ta. Bile me shume prej tyne kam marredhenie shume te mira e korrekte edhe gjithmone kemi dite me e respektu punen e njani – tjetrit. Vazhdojme ende me e pas kete respekt.
Po keshtu nuk ndodhi edhe sot me keta dy kolege te tyne.
Shtoja kesaj qe as para 20 vjete e aq ma teper tash, s’kam qene as s’jam tip i gazetarit qe ia kam nxan rrugen dikujt prej lidereve deri ne ate mase sa me u na pengese ne punen e tyne.
Tash po kthehem te situata. Gjithcka ndodhi derisa na po prisnim ta marrim nje deklarim te kryeministrit per takimin qe e pati me Lajcakun. Pavaresisht qe ne momentin qe na u tha me liru rrugen, une me koleget e tjere filluam mrena mundesive momentale qe ishin me kriju hapesire qe ata me leviz, njeri nga truprojat me shtyu me dore dhe me keta rast mi rrezoi te gjitha pajisjet ne toke, te cilat normalisht qe edhe u rrezikuan qe te thyhen e prishen. Ky veprim ke totalisht i panevojshem edhe i papranueshem per kete arsye edhe e qujata sjellje idiotike, per cka nuk kam ndryshu mendje as tash.
Ne ato momente pjesetari tjeter i truprojave te KM mu afrua edhe me kercenoj dhe ate ne sy te krejt kolegeve te pranishem aty.
Ajo cka me bani pershtypje, pervec sjelljes idiotike te ketyne dy pjestareve te mbrojtjes e afert te KM, ishte fakti qe edhe pse shumicen e kesaj situate z. Kurti e pa edhe e degjoj, thjesht e injoroj edhe ne ate moment edhe masi doli me fol para neve. Nejse eshte i ngarkum me pune s’po ia nxa per te madhe ose duket se ka nis me i pelqy kjo ideja me i pas ka disa truproje e besa edhe xhipat e zi, te dy keto elemente qe i ka kritiku e sha me te madhe si opozitar.
Kete pak a shume vertetoj edhe nje insert disa minutes ne 7:40 t’mengjesit kur ai erdhi ne zyren e tij per ta taku Lajcakun, normalisht me vonese, edhe pse arsyetohet meqe takimi ishte parapa para orarit te zakonshem te punes.
Po nejse, s’ka faj ai. Rregullat e sigurise e protokollit si cakton ai.
Per fundi kisha dasht me i kerku falje njerit prej pjesetareve te truprojave te KM i pranishem aty, edhe pse menyra se si u afrua edhe kerkoj qe te flas me mu diku tjeter, ndoshta nuk qe forma ma e duhur e korrekte prej tij, por megjithate i kerkoj falje sevgjithe nervozen qe e kisha me koleget e tij ia zbraza atij, duke mendu qe ishte po ai qe me shtyu e mi rrezoi paijisjet, meqe perngjanin goxha edhe ne ato momente nuk arrita as me e verejte qe nuk ishte i njejti.