Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, njohës i zhvillimeve në Kosovë, ka thënë se cilado qeveri që do të formohet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit “mund të jetë jetëshkurtër”.
Në një postim në platformën X të hënën, Martens tha se nuk mund të bëhen shumë parashikime rreth negociatave që do të pasojnë për koalicionin e qeverisë së re në Kosovë.
“Nuk mund të bëhen parashikime të besueshme se si mund të shkojnë negociatat e ardhshme për koalicionin, pasi shumë kombinime janë të mundshme – duke përfshirë mundësinë që partitë opozitare (me mbështetjen e SHBA-së) të përpiqen të formojnë një koalicion për ta përjashtuar Kurtin nga pushteti”, tha ai.
Megjithatë, sipas Martens, qeveria e re mund të jetë jetëshkurtër.
“Çfarëdo qeverie që do të formohet (nëse do të formohet), ajo mund të jetë jetëshkurtër, pasi në fillim të vitit 2025, parlamenti duhet të zgjedhë një president të ri. Nëse opozita e minon këtë, që ligjërisht mund ta bëjë, parlamenti do të shpërbëhej dhe do të pasonin zgjedhje të reja”, tha ai.