Gazetari gjerman, Michael Martens ka pyetur se çfarë nuk është në rregull me Gjykatën Speciale.
Në një postim në rrjetin social X, ai ka shpërndarë një video të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Shefja e Speciales aty thotë se kjo gjykatë nuk do të mban në paraburgim askënd më shumë se një vit.
“Kemi ardhur në përfundimin se paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se një vit” – kishte thënë Trendafilova.
Por, ky konstatim i Trendafilovës nuk është respektuar në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë që gati pesë vite.
Martens në postimin e tij ka shkruar:
“Çka është gabim me këtë gjykatë, përveç thuajse gjithçka”.
